FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha thirrje qytetarëve: Po më burgosin padrejtësisht. Shqiptarë zgjohuni!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka folur në protestë para Gjykatës së Lartë, ku po mbahet gjyqi për vulën e PD-së.

Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha tha se po e burgosin padrejtësisht dhe u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në protestë.

Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara… Miqtë e mi, sot duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari, sepse kur gjykata përdoret si armë kundër opozitës, kjo është diktaturë. Kur i konfiskohet hapur logo dhe vula, dhe kërkohet t’i jepet një personi që është krahu i Ramës, kjo është diktaturë. Shqiptarë zgjohuni se po ndodh ajo që ka ndodhur në Rusi, Bjellorusi… jo diktaturë si ato të vjetrat me kampe përqendrimi, por diktaturë moderne me gjykata që burgosin opozitën. Kjo nuk është betejë e Berishës, ndonëse unë po burgosem në mënyrë të padrejtë, kjo është betejë për lirinë e shqiptarëve”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?