Berisha thirrje shqiptarëve që të regjistrohen: Vuçiç po na zvogëlon artificialisht popullatën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një prononcim për gazetarët nga jashtë Kuvendit, i bëri thirrje shqiptarëve që të regjistrohen në regjistrimin e popullësisë që po bëhet në Serbi.

Nga ana tjetër, Berisha nuk nguroi që të akuzojë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që kërkon dhe punon të zvogëlojë artificialisht popullatën.

”Një thirrje vëllazërore për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës, dhe të gjithë shqiptarëve në Serbi, që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që po bën kjo republikë, një regjistrim problematik dhe ka bërë gjithçka Vuçiç me politikat që ka ndjekur të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjeçare në Luginën e Preshevës. Format e përdorura nga serbo-madhi Vuçiç për të ç’regjistruar banorët e këtyre komunave nga trojet e tyre shekullore janë unikë në botë”.

SHKARKO APP