Berisha tregon 8 pika pse duhet votuar PD më 11 maj

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar pse duhet votuar numri 1 në fletën e votimit më 11 maj. Sipas videos janë 8 pika pse shqiptarët duhet të votojnë PD. Po sot Berisha pati një takim me bizneset e vogla në Tregun Industrial të Tiranës. Gjatë takimit, ai foli për politikat që do të vendosë për biznesin e vogël, nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Diku biseduar me qytetarët, njërit prej tyre i ra telefoni, i cili iu përgjigj: “Jam me Sali Berishën. Jam me Salën”, ndërsa lideri i iu kthye me batuta: “Përshëndete”.

1-Karta e konsumatorit.
2-Rritje pensionesh 20%.
3-TVSH ulet në 15%.
4-Ulet çmimi i energjisë.
5-Ulet çmimi i naftës.
6-Paga mesatare 1200 euro.
7-Paga minimale 500 euro.
8-Minimumi jetik 200 euro.

SHKARKO APP