Berisha: Ulja e qepenave, veprim kurajoz i bizneseve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur veprimin e qindra dyqaneve në mbarë vendin, që mbyllën qepenat një ditë më parë në nisje të një operacioni kundër informalitetit.

Berisha tha se ky është një akt i guximshëm.

“Mbyllja masive e bizneseve ishte dje reagimi i pare i guximshem dhe kurajoz i sipermarresve te Tiranes ndaj terrorit qeveritar te paprecedent ne nje vend te lire, qe do ushtrojne jo institucionet legjitime dhe ne perputhje me ligjet e vendit por 600 grupe kontrolli te perbere nga "çunat e krimit" dhe te tjere qe nuk kane asnje tager ligjor per te kontrolluar veprimtarine bizneseve pervec urrejtjes dhe mendjes se semure te Edi Rames.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bizneset i treguan dje Rames dhe bandave te tij qepenat e mbyllura dhe ky akt eshte per t'u pershendetur si nje akt i guximit qytetar ne mbrojtje te shtetit ligjor. Edi Rama, i cili si analfabet ne ekonomi kujtohet vetem pas dy vjetesh deshtimesh te parikthyeshme te flase dhe te luftoje informalitetin. Ai kerkon ta bej kete me aksion ne stilin e eterve te tij, me kontrolle paralele qe te kujtojne kontrollet punetore te diteve me te zeza te diktatures. Ne operacionin, qe siç deklaroi dje duke bertitur si i luajtur: hekura, burg, burg, hekura, nipi i Spiro Kolekes, xhelatit te inteligjences teknike gjate diktatures hoxhiste, se do ta udheheqe vet ai, Rama synon, me tatimin e jashtezakonshem qe shkon dhjetefishi i tatimfitimit qe biznesi duhet ti paguajne atij dhe gjobat dhjete here me te larta se sa parashikimi i ligjit, kerkon te zevendesoje ne arken e shtetit 180 milione euro qe se bashku me suiten e tij ka vjedhur ne dogana e tatime gjate ketij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke mbeshtetur çdo perpjekje ligjore ne luften kunder informalitetit, denoj terrorin shteteror qe ushtrohet ndaj biznesit nga fallanga qeveritare qe kane qellim te vetem grabitjen e tij.

Ju beje thirrje bizneseve te organizohen sa me pare ne mbrojtje te ligjit dhe veprimtarise te tyre te ndershme!” tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?