Berisha: Vetëm mendja e Ramës mund të pretendojë se ligji i pronave u bë për të favorizuar Malltezin
Në konferencën për media, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ligji i pronave nuk është bërë për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Sipas Berishës, vetëm mendja e kryeministrit Edi Rama e pretendon një gjë të tillë, ndërsa shprehet se do t’i bëjë gjyqin publik me fakte dhe jo me deklarata.
Ish-kryeministri tha se Malltezi, i cili ndodhet pas hekurave, nga 119.120.000 truall, ka marrë 140 metër katrorë të vetat, ka marrë ndërkohë në të vërtetë kjo përbën, bashkë me familjen Begeja, as 8 përqind të pronave të tyre.
“Toka që unë përmenda më sipër, prej 1.577.400.000 metra katrorë është tokë bujqësore, është truall, është kullota, është pyje dhe e përzier.
Tani të rikthehemi pak te toka truall, e kthyer në metra katrorë.
Gjatë viteve 2006-2012, agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave, e krijuar me ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, iu riktheu shqiptarëve, 54.220.000 metër katrorë truall.
Po kjo agjenci, kompensoi pronarët edhe për 64.900.000 metër katrorë truall. I kompensoi me tokë fizike ose me para.
Pra, në total, pronarët morën nga kjo agjenci, dokumentet për 119.120.000 metër katrorë tokë.
Në këto 119 milionë dhe 120 mijë metër katrorë, janë brenda edhe 140 metër katrorë të Jamarbër Malltezit, trashëgimi me të gjithë dokumentet zyrtare nga familjarët e tij, tokë e konfiskuar 60 vite më parë nga regjimi komunist dhe e rikthyer gjatë këtyre viteve.
Prapë shtroj pyetjen: a ka mendjen njerëzore që mund të pretendojë se ligjet e pronave, se reforma e pronësisë, se ndryshimi i institucioneve u bë për të favorizuar Jamarbër Malltezin? Pra, rreth 120 milionë metër katrorë truall u kompensuan që Jamarbër Malltezi të marrë 140 metër katrorë truall.
Po, ekziston një mendje e tillë dhe kjo mendje është rrezik i madh. Ju garantoj për çdo shqiptar. Ndaj dhe unë këtu para jush kam vendosur t’i bëj gjyqin publik, jo me deklarata, por me fakte konkrete që dëshmojnë se ky zotëri nuk ndalet para asnjë krimi apo vetëposhtërimi, vetëm e vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij”, tha Berisha
KOHA JONË SONDAZH

