Berisha vijon takimet, ndalet në Pogradec: Rama në premtime ka veç këneta dhe tallava

Këtë mbrëmje Sali Berisha është ndalur në Pogradec, aty ku po prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 majit, si edhe po tregon premtimet. Sipas Berishës, në pretimet e Ramës janë vetëm fjalët si këneta dhe tavalla.

Në fjalën e tij iu përgjigj deklaratave të mazhorancës dhe Partisë Socialiste që kanë vënë në qendër të sulmeve të tyre moshën e tij. Ai theksoi se politikanët duhet të gjykohen për veprat dhe aftësitë, jo për moshën.

”Rama ka porositur lakejtë e tij të përqendrojnë debatin te mosha e Sali Berishës. Ronald Reagan ka thënë se nuk donte ta përdorte moshën e tij si avantazh ndaj kundërshtarit. Meqë përmendin moshën, i them: hajde këtu të përballemi në të gjitha fushat, që ta shohim çfarë dijesh ke dhe cila është memorja jote që shkruan në dorë për gjërat që nuk i mban mend”.

Berisha theksoi se çdo lider politik duhet të vlerësohet mbi bazën e rezultateve dhe angazhimit të tij ndaj qytetarëve, duke akuzuar kryeministrin Rama se po shmang diskutimin për problemet reale të vendit.

SHKARKO APP