Berisha: Vota kundër SHBA në OKB tradhti kombëtare

 

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për votën e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pro Kubës në lidhje me embargon amerikane. Berisha thotë se kjo votë është antikombëtare dhe rikthim në kohën e diktatorit Enver Hoxha.

Ish-Kryeministri e ka quajtur “tradhti të mirëfilltë kombëtare” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës votën pro të Shqipërisë për Kubën. Dje Shqipëria në OKB votoi pro rezolutës që dënon SHBA-në për embargon shumëvjeçare të tyre që kishin vendosur ndaj regjimit të Fidel Kastros në Kubë. Këtë veprim të diplomacisë shqiptare, Berisha e ka quajtur një akt të ulët dhe të turpshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Berisha

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje vote pro diktatorit Fidel Kastro, kunder SHBA! Vote e turpshme dhe antikombetare e neo-bllokmenit Edi Rama

Te dashur miq, Edi Rama dhe klika e neoibllokmenve ne pushtet votoi ne OKB pro rezolutes qe denon ShBA per embargon e tyre shume vjecare ndaj regjimit diktatorial aventurier ne Kube te Fidel Kastros.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes vendosen embargon ndaj regjimit te diktatorit aventurier te ishullit te Karaibeve pasi ky regjim shnderroi Kuben ne nje vend pa liri dhe te drejta njerezore per qytetaret e saj, ne nje vend vegel satelit i verber i Moskes qe dergonte ushtrite dhe fallangat ne vende te ndryshme te Amerikes Latine dhe Afrikes per te destabilizuar ne keto vende demokracite e reja dhe zevendesuar ato me regjime komuniste satelite te Moskes dhe Havanes.

Te votosh ne OKB pro Kastros dhe per denimin e SHBA, vendit dhe kombit qe ka bere me shume se kushdo tjeter dhe ka luajtur rol percaktues ne lirine e shqiptareve, eshte nje rikthim i koherave te Enver Hoxhes per Shqiperine ne OKB, eshte nje akti i ulet, i turpshem dhe antikombetar, eshte nje turp madhor dhe nje tradhti e mirefillte kombetare.

Ftoj shqiptaret te denojne kete akt te shemtuar antishqiptar te Edvin Kristaq Rames dhe neo-bllokmenve te fuqishme ne Shqiperi dhe kudo ne bote, per te permbysur sa me pare kete klike antishqiptare! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?