Berisha zbulon pse Nishani s’e dekretoi Bazon, tensione mes Ballës dhe Dogjanit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar në sallën e Kuvendit arsyen se pse Presidenti Nishani nuk dekretoi për një mandat të dytë Gjeneral Jeronim Bazon.
Por mjaftoi që Berisha ti unifikonte të gjithë deputetët e mazhorancës me termin rracë e neveritshme, që të krijoheshin tensione në sallë.
Replika të ashpra pati mes deputetit Balla dhe Dogjani nga vendi, deri në tentativë dhe për përplasje fizike.
Debati në Kuvend
Berisha: A mund të ndodhë në një vend demokratik që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i dekretuar me Kushtetutë nga Presidenti i Republikës, komandant i FA-së të mos pranojë t’i dërgojë tre vite një informacion të vetëm komandantit, por jeni rracë e veçantë, rracë e neveritshme. Ju nuk keni asnjë integritet, por vetëm interesa personale
(dëgjohen zëra nga mazhoranca. Balla replikon nga vendi)
Spaho si drejtues i seancës tërheq vëmendjen për qetësi.
Spaho: Mos lëshoni klithma, ju lutem mbani qetësi.
Balla vazhdon të flasë nga vendi.
Berisha: Mos e humbni gjakftohtësinë. Unë e kuptoj që jo të gjithë e meritoni këtë, por disa prej jush të kepërdorur në shkallë ekstreme, këtë e kanë të tepërt.Njeriu që e shndërroi Shqipërinë në aerodrome ilegale, njeri që vrau instalimet ushtarake për drogën.
Tensione në sallë. Balla replikon nga vendi me Dogjanin. Ky i fundit ngrihet në këmbë dhe tenton të drejtohet drejt ulëses së Ballës, pengohet nga kolegët opozitarë.
Spaho: Mbani qetësi.Mos ndërhyn i nga vendi.Zoti Balla të lutem qetësohu.
Berisha: Nxirreni jashtë atë, nxirreni jashtë.
Balla vazhdon dhe replikon me Dogjanin nga vendi.
Spaho: Zoti. Balla, ju lutem ju tërheq vëmendjen mbani qetësi, për shumë më pak se kaq e përjashtuat zotin Paloka.Dhe ju qetësohuni, jeni nënkryetar i grupit.
Vazhdon replika me tone të tensionuara mes Dogjanit dhe Ballës.
Spaho: Zoti Balla dhe zoti Dogjani lu lutem qetësohuni.
Berisha: Ju lutem deputetë (u drejtohet deputetëve të opozitës) personave që heqin fytyrën dhe përdoren si leckë nga kryekumbara mos i kushtoni asnjë vëmendje, ju lutem mos i kushtoni asnjë vëmendje. Me kaq e mbyll fjalën time, urdhëro zotëri, nuk të dëgjon asnjeri Shals.
KOHA JONË SONDAZH

