Berisha:Meta nuk akuzohet per shpifje sepse ne “fermen e derrave” disa derra jane me te barabarte se sa te tjeret!
Te dashur miq, dje Prokuroria i kerkoi Parlamentit autorizimin per arrestimin e dy deputeteve te mazhorances se qelbesiraven Tom Doshi dhe Mark Frroku, sepse jane perfshire ne nje komplot anti-mazhorance dhe kane akuzuar Ilir Meten per skenarin e vrasjes te deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Prokuroria nuk ka kerkuar heqjen e imunitetit te Ilir Metes, i cili pas zbulimit te komplotit kunder tij, thirri familjaret e deputetit Fufi, shpifi ne menyren me te ulet dhe u tha atyre se vellain e tyre do ta eleminoje Sali Berisha. Meta ne krye te Parlamentit ka kryer nje krim te shemtuar, por ne emer te barazise para ligjit ai nuk mund te akuzohet sepse vertet ne "fermen e derrave" te gjithe derrat jane te barabarte por disa derra, nder ta dhe Meta, jane me te barabarte se te tjeret!
Vetem nje revolucion demokratik shpeton vendin nga vrasesit ne krye te mazhorances dhe fallangat e tyre ne trungun dhe gjymtyret e saj!!
Sali Berisha