Besnik Mustafaj: Edi Rama, një person hakmarrës primitiv
Ishte pikërisht kandidimi i Sherefedin Shehut në zgjedhjet e pjesshme në Dibër, që riktheu pas shumë vitesh, ish-Ministrin Besnik Mustafaj në arenën politike. Si pjesë e fushatës, krah Shehut, ish-Ministri ka parë nga afër tensionet që ka pushtuar dibrën dhe zonat përreth saj.
Në një koment sot për gazetën Panorama, ai sulmon kryeministrin Edi Rama, si një person hakmarrës primitiv. “Ata që e njohin nga afër Edi Ramën, e tregojnë si njeri verbërisht hakmarrës. Në qoftë se ai nuk do të kishte pushtetin që ka, ky do të mbetej një tipar i karakterit të tij, sigurisht një tipar primitiv, por me ndikimin vetëm mbi njerëzit që e rrethojnë. Privatisht le ta durojë kush të dëshirojë. Ndryshon krejt puna kur ai është Kryeministër, de facto drejtues i shtetit.
“Cili shqiptar, i ri a i vjetër, demokrat a socialist, do e merrte me mend se Divjaka merr jo për frymë, por në shifër absolute 5 herë më shumë fonde se Shkodra? Vetëm sepse atje është deputet socialisti i thekur, Erion Braçe. Apo Librazhdi? (nuk është për të qeshur). Librazhdi merr nga qeveria, në sajë të besimit që i ka dhënë Taulant Ballës, 3 herë më shumë fonde se Shkodra”, shkruan Mustafaj.
Më tej ai ka nënvizuar se në Dibër, Kryeministri ka shantazhuar, duke ju thënë dibranëve që të votojë kandidatin e majtë, pasi fiton PD-ja nuk do të ketë fonde.“Po sjell një rast tjetër që tregon se fryma hakmarrëse e Edi Ramës është frymë e gjithë qeverisë së tij. Këto ditë që po zhvillohet fushata zgjedhore në Dibër, ministri Damian Gjiknuri u shfaq me zë e figurë në të gjithë mediat duke shpallur se ‘kryeministri Rama dhe qeveria nuk do të japin fonde për një demokrat në krye të Bashkisë’. Ky sigurisht është shantazh i pastër”,- u shpreh më tej Mustafaj.
KOHA JONË SONDAZH

