Besueshmëria e BE-së, Xhaçka: Do të vihet në provë me vendimin për Shqipërinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahen në Antalia të Turqisë. Xhaçka vlerësoi rezultatet e arritura falë bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se zgjerimi i BE-së ka qenë një nxitës shumë i rëndësishëm për përmirësimin e këtij bashkëpunimi.

”Besueshmëria e BE-së do të vihet në provë me vendimin e saj mbi Konferencën e parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është një provë thelbësore jo vetëm për të dy vendet tona, por për rajonin në tërësi dhe për bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Po ashtu ministrja vlerësoi kontributin e kryesisë turke dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe sekretares së përgjithshme Majlinda Bregu për avancimin e axhendës rajonale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?