Beteja për Elbasanin, ministri Mazniku tregon kandidatët për zgjedhjet e 11 majit

Ministri për Pushtetin Vendor dhe drejtuesi i PS-së për Elbasanin, Arbjan Mazniku ka bërë publike listën e kandidatëve me të cilën Partia Socialiste do të kërkojë votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Lista e mbyllur në këtë qark nis me drejtuesin politik Arbjan Mazniku dhe ndiqet nga Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose dhe Evis Kushi.
Në listën e hapur rreshtohen Agron Gaxho, Desantila Tahiraj, Aulona Bylykbashi, Florenc Spaho, Ela Tocka, Olsi Komici, Saimir Hasalla, Shkelqim Bullari, Ervina Meta, Geldon Fejzo, Musa Coha, Arlind Kullolli, Sara Mila, Luan Duzha.