Betimi i qeverisë ”Rama 3” te Presidenti, nesër në orën 10:00

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë ”Rama 3”, do të betohet nesër (e shtunë) te Presidenti i Shqipërisë. Ceremonia e betimit do të nis në orën 10:00.

Kurse në Kuvend, qeveria e re dhe programi morën 77 vota pro. Sot kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh se do të respektojë Kushtetutën dhe e pret qeverinë e re të betohet sa më parë. Pas betimit, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Asamblesë së OKB-së.

”Askush nuk duhet të presë që Presidenti të marrë përsipër detyra që u takojnë aktorëve të tjerë politikë. Shpresojmë që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?