Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:52 AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi dhunën dhe pengimin e punës së gazetarëve gjatë protestave të studentëve dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Betohen te Presidenti 8 prokurorët e SPAK-ut, të tmerrshit kundër politikës dhe mafies

Aktualitet E enjte, 19 Dhjetor 2019 09:30
Betohen te Presidenti 8 prokurorët e SPAK-ut, të tmerrshit kundër politikës dhe mafies
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot fillon punën Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar apo siç njihet ndryshe si SPAK.

Të gjithë të zgjedhurit: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho, mëngjesin e kësaj të enjte u paraqitën në Presidencë ku u betuan para Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i Shtetit në këtë mënyrë i hap rrugë krijimit të Prokurorisë së Posaçme të hetimit, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e mazhorancës se Presidenti Meta do të bllokonte krijimin e SPAK.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 51 minutash
Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 1 ore
Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Para 2 orësh

Fillimisht kjo strukturë do të nisë me 8 anëtar, por kreu i SPAK ka të drejtën të kërkojë komandimin e prokurorëve të tjerë të përkohshëm deri në emërimin e prokurorëve të përzgjedhur të cilët duhet t’i kalojnë të dyja shkallët e hetimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tetë prokurorët

1-Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

2-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

3-Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

4-Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

5-Elida Celami(Kaçkini), prokurore në Prokurorinë e Tiranës

6-Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

7-Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit

8-Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

FILLIMI i FUNKSIONIMIT TË GJYKATAVE TË POSAÇME PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin135, pika 1 dhe 2, nenin 147, pika 1, nenin 147/a, shkronja “ë” dhe nenin 179, pika 8, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 162 të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 3, pika 3, shkronja “b”, nenin 11, nenin 15, pika 4, shkronjat “c” dhe “ç”, nenin 22 dhe nenin 83, të Ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 57 të Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës,

V E N D O S I :

I. Të përgjithshme

1. Fillimin e funksionimit të Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 19.12.2019.

2. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda emërtohet Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda emërtohet Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

II. Për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

1. Selia e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është në Tiranë, në ndërtesën aktuale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

2. Numri i gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është 16 (gjashtëmbëdhjetë).

3. Kryetari në detyrë i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, z.Sandër Simoni, qëndron në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj gjykate, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me Ligjin nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

4. Kancelari në detyrë i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, z.Saimir Shyti, qëndron në detyrën e Kancelarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deri në emërimin e kancelarit të ri të kësaj gjykate, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të nëpunësit civil gjyqësor ose si rezultat i procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të pozicionit, të figurës dhe pasurisë, sipas parashikimeve të Ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

III. Për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

1. Selia e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është në Tiranë, në ndërtesën aktuale të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

2. Numri i gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është 11 (njëmbëdhjetë).

3. Menjëherë me fillimin e funksionimit tëGjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve e thirrur nga gjyqtari me përvojën profesionale më të gjatë, duhet të zgjedhë zëvendëskryetarin e kësaj gjykate.

4. Kancelarja në detyrë e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, znj.Elka Dajçi, qëndron në detyrën e Kancelares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deri në emërimin e kancelarit të ri të kësaj gjykate, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të nëpunësit civil gjyqësor ose si rezultat i procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të pozicionit, të figurës dhe pasurisë, sipas parashikimeve të Ligjit nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

IV. Fillimi i efekteve të vendimit

1. Ky vendim i fillon efektet më datë 19.12.2019.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

https://arkiva.kohajone.com/presidenca-betohen-8-presidenca-betohen-8-prokuroret-e-spak-ut-meta-suksese-dhe-pune-te-mbare-e-spak-ut-meta-pune-te-mbare/

Etiketat e lidhura

8 prokurorëilir metaspak
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 16 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 51 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?
Para 1 ore

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?

Protesta!
Para 1 ore

Protesta!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.