Betohen këshilltarët e Tiranës, Romina Kuko zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak

Nga sot Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri. 61 këshilltarët e zgjedhur në 14 maj u betuan sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetare e tij u zgjodh, Romina Kuko. Ajo u propozua nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji.

“Romina Kuko ka përfunduar studimet për Psikologji në Universitetin e Shefildit , ku është diplomuar me titullin Honors.

Ajo ka një eksperiencë të spikatur 17-vjeçare, në sektorin e sigurisë ku veçojnë angazhimin e saj pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e NATO-s, 8 vjet në OSBE dhe që nga 2017 zv/ministre e Brendshme. Ajo ka shërbyer me profesionalizëm në Këshillin Bashkiak 2019-2023 dhe është aktiviste e kauzave sociale”, tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?