Betohet anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari
Pas betimit të Elsa Toskut në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua ceremonia e betimit të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.
Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta:
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”
Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.
Betohet para Presidentit anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska