Biba i përgjigjet Bashës: Regjistrohu në zgjedhje, unë do jem ai që kam qenë

Kreu i KQZ-së, Denar Biba, i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas sulmit të këtij të fundit, i cili e quajti idiot.

Në një reagim në rrjetet sociale, Biba thotë se deklaratat e tij vazhdimisht interpretohen si qëndrime të PS-së, por kjo nuk është e vërtetë. Ai i bën thirrje PD që të regjistrohet në zgjedhje.

Reagimi i Denar Bibës në FB:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka nje qasje frikshmerisht naive dhe/ose keqdashese qe e njehson cdo qendrim a deklarate timen me ato te PS!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot psh deklarata ime (e shpallur qe hershem) se, “une do te jem avokati me i mire i interesave legjitime te opozites” eshte interpretuar nga disa sikur PS u terhoq nga qendrimi i saj “i forte” dhe po i lutet PD qe vec te regjistrohet ne zgjedhje pa s’ka rendesi afati.

Kjo pasi sot (data 9 prill) eshte afati i fundit i regjistrimit te partive per Zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Cfare mund te them ne lidhje me kete eshte se, duke qene se sot eshte dite e Djele, afati shtyhet per neser.

Persa i takon qendrimit tim, s’do fare mend qe te kuptosh se eshte interes absolut i opozites qe te marre pushtetin, ne menyre qe te vere ne jete programin e saj politik.

Por qe kjo te ndodhe, me se pari opozita duhet te regjistrohet e te konkurroje ne zgjedhje.

Ne nderkohe une do vijoj te jem ai qe kam qene gjithmone, cilatdo qofshin interesat e dites se partive politike.

Basha deklaroi dje: E di fare mirë se një KQZ në këto kushte është kukull siç është kukull kjo KQZ me këtë kryetar idiot dhe të papërgjegjshëm që u thotë shqiptarëve tani që po vjen data e mosregjistrimit me vullnetin e mirë unë jam gati ta shtyj edhe 90 ditë. O Denar Biba, je kryetar i KQZ jo Papa i Vatikanit o idiot.Se kështu i bie që edhe ky këtu nesër të na e bekojë kanabisin e të na thotë është rigon e jo kanabis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?