Biden apo Trump? Presidenti Meta: Me Amerikën kemi raporte si dy shtete aleate
I ndodhur në Bylis, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka folur për mediat, lidhur me aktualitetin politik, ndërkohë që njëri prej gazetarëve e ka pyetur se cilin prej kandidatëve për President të SHBA-së mbështet. Kreu i Shtetit ka thënë se nuk ka pasur interes për këtë çështje politikisht, përveç interesit në marrëdhënien që ka me Shqipërinë si vende aleate.
“Nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë interes të veçantë për zgjedhjet në Amerikë, as në të kaluarën dhe as tani. Përveç interesit që këto zgjedhje të forcojnë demokracinë amerikane. Përsa i takon raportit me Amerikën, ato janë raporte mes dy shteteve partnere që janë në kuadër të aleancës në NATO, partnere të rëndësishme që të forcohet lidhja trans-atlantike, NATO-s si aleanca më e rëndësishme për sfidat në botë”, u shpreh Meta.