Biden në Poloni premton sanksione të reja ndaj Rusisë: Neni 5 detyrim i shenjtë

Joe Biden u zotua për “përpjekje të mëtejshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë territorin e saj” dhe për ta bërë presidentin rus Vladimir Putin “të përgjigjet për agresionin brutal të Rusisë, duke përfshirë sanksionet e reja”.

Kjo u bë e ditur nga Shtëpia e Bardhë pas takimit të presidentit amerikan me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe atë të Mbrojtjes Oleksii Rezniko.

“Ne e konsiderojmë nenin 5 një detyrim të shenjtë,” tha Biden në Varshavë, Poloni, duke iu referuar nenit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të Aleancës do të konsiderohet si një sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjitha palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?