Biden paralajmëron Putin: Nuk e ke idenë se çfarë të pret!

Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, duke paralajmëruar se do të vijojnë të merren masa për të ndëshkuar Rusinë.

“U them oligarkëve rusë dhe liderëve të korruptuar që kanë harxhuar miliarda dollarë nga ky regjim i dhunshëm, duhet të mos vazhdojë më,” tha Biden gjatë fjalimit të tij ndërsa njoftoi një grup të ri pune nën Departamentin e Drejtësisë të SHBA për të hetuar oligarkët rusë.

“Ne po bashkohemi me aleatët tanë evropianë për të gjetur dhe kapur jahtet e tyre, apartamentet e tyre luksoze dhe avionët e tyre privatë,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHBA po mbyll gjithashtu hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar një numri vendesh që morën masa të ngjashme javën e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai më pas paralajmëroi Putinin duke thënë: “Ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen”.

Putini ka shkaktuar dhunë dhe kaos. Por ndërsa ai mund të bëjë fitime në fushën e betejës, do të paguajë një çmim të lartë në afat të gjatë,” tha Biden.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?