FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bisedime në dy fronte – Lu me Ramën, ambasadorët e BE-së takim me Bashën

Zhvillimet e një dite më parë ku kreu i qeverisë Edi Rama pranoi të takonte kreun e opozitës Lulzim Basha në tryezën e dialogut të thirrur nga Presidenti Bujar Nishani për gjetjen e një zgjidhjeje të ngërçit politik ku është futur vendi prej më shumë se dy muajsh, ka vënë në lëvizje sërish ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Donald Lu.

Diplomati amerikan ishte sot në Kryeministri ku zhvilloi një takim kokë më kokë me kreun e mazhorancës, ku mendohet se çështje e këtij takimi është pikërisht biseda 3-orëshe që ai zhvilloi me kryedemokratin Basha një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, ambasadorët e Bashkimit Europian kanë zbarkuar në selinë blu rreth orës 13:30 për të zhvilluar një tjetër takim me kryedemokratin Lulzim Basha në përpjekje për ti afruar palët në një zgjidhje të pranueshme, orë kjo kur dhe do të përfundojë konferenca e jashtëzakonshme për shtyp e kryeministrit Edi Rama, ku pritet të jepen sërish mesazhe lidhur me krizën politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?