Bledi Çuçi me deputetët e rinj të PS: Tregova për reformat kyçe që kemi përpara për Shqipërinë 2030 në BE

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PS-së Bledi Çuçi ka ndarë foto nga Akademia Politike e PS-së, aty ku këtë të premte u shfaq si lektor. Po ashtu Çuçi ka treguar edhe temat që trajtoi me deputetët e rinj të PS-së, që nga shtatori do ti shohim në Kuvend.

”Kënaqësi të ndaja sot eksperiencën time parlamentare e politike me kolegët e rinj deputetë të Partisë Socialiste e të diskutonim së bashku mbi rëndësinë e qeverisjes vendore si bazë e një shteti funksional;

Reformën Territoriale-Administratative që ne bëmë e që unë pata përgjegjësinë të udhëhiqja; decentralizimin; marrëdhënien deputet-qeverisje vendore dhe reformat kyçe që kemi përpara për Shqipërinë 2030 në BE”,-shkruan Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?