Blindohet Dibra, mbërrijnë materialet e votimit për zgjedhjet e së dielës

Në Dibër kanë mbërritur pasditen e sotme materialet zgjedhore për zgjedhjet për kreun e Bashkisë, të cilat do të mbahen këtë të dielë. Materialet zgjedhore u magazinuan në ambientet e palestrës të “ish-Shkollës Bujqësore”.

Godina është marrë në ruajtje nga jashtë nga punonjësit e Policisë të Komisariatit të Policisë Dibër.

Në këtë godinë është e vendosur edhe KZAZ­ja dhe VNV­ja. “News 24” raporton se forca të shumta policore pritet të jenë të pranishme që ditën e premte në qytetin e Peshkopisë dhe gjithë rrethin e Dibrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët e Policisë kanë mirëorganizuar shërbimet edhe në zonën e Lurës ku është e vështirë ndërlidhja telefonike dhe me radiot e Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri sot nuk janë raportuar incidente nga dy kandidatët në garë dhe as nga shtabet elektorale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?