Blinken falënderon Ramën: Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis dy shteteve

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për mirëpritjen e afganëve.

Blinken përmes një mesazhi në rrjete sociale, shprehet mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit NATO-s, në këtë rast Shqipërisë.

Postimi i Antony Blinken:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?