Bllokimi i sheshit “Skënderbej”, LSI: Të bëhet transparenca e projektit

Grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin bashkiak të Tiranës u mblodhën sot për të diskutuar lidhur me problematikën e trafikut në sheshin “Skënderbej” pas punimeve nga ana e Bashkisë.

Këshilltarët e LSI-së vendosën që t’i dërgojnë një letër Kryetarit të Bashkisë së  Tiranës si dhe Kryetarit të Këshillit bashkiak dhe kryetarëve të grupeve.

Gjithashtu, kërkohet prej Bashkisë së Tiranës që të marrë masa të menjëhershme për lehtësimin e trafikut dhe të punohet për hapjen sa më parë të Unazës së Vogël të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unaza e Vogël e Tiranës është një zgjidhje jo afatgjatë. Të ketë transparencë mbi fazat e projektit. Bllokimi i qarkullimit në Sheshin “Nënë Tereza”,  tek stadiumi “Qemal Stafa” dhe bllokimi i  qendrës kanë krijuar një situatë është alarmante e cila kërkon zgjidhje urgjente për të siguruar lëvizjen  e qytetarëve. Qytetarët janë të painformuar mbi projektin. Hapja e sezonit të shkollës rëndon më shumë situatën. Në mbledhje e Këshillit Bashkiak do të kërkohet informacion për situatën e krijuar”, thuhet në letrën e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës drejtuar kryebashkiakut Veliaj dhe kreut të këshillit, Dalipi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?