Bllokohen miratimet e ligjeve, mazhoranca nuk i bën dot votat në Kuvend. Opozita bojkoton votimet

Përpara votimi të rendit të ditës, deputetët e opozitës janë larguar nga salla.

Largimi është bërë për të pamundësuar kuorumin e votave për të hedhur në votim ligjet e parashikuara në agjendën e punimeve të Kuvendit.

Kjo ka bërë të mundur që të demonstrohet sërish kriza e numrave në Kuvend e mazhorancës e cila nuk arrin dot të mbeldhë ligjvënësit e saj, në seancat kur janë parashikuar miratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një i tillë ishte edhe Kodi Hekurudhor, ndryshimet e të cilit miratohen me 84 vota në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy ishin votimet që u realizuan nga pjesa e mbetur e mazhorancës në Kuvend, projektligji “Për zgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit për Informimin për Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”, dhe ai zgjedhjes së anëtarit të ri të KQZ-së.

Autoriteti i Hapjes së dosjeve

Opozita e bojkotoi votimin, pasi e cilësoi veten të përjashtuar nga procesi i hapjes së dosjeve.

Gentjana Sula, Altin Hoxha, Maringlen Kasmi, Daut Gumen dhe Simon Mirakaj, do të jenë njerëzit që do të hapin dosjet e ish Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës komuniste. Kandidatura e Selami Zallit, e propozuar nga Partia Demokratike nuk mori votat e mjaftueshme duke mos u bëre pjesë e ketij institucioni.

Kandidatura e Gentjana Sulës, e propozuar nga Këshilli i Ministrave mori 77 vota pro, 1 votë kundër dhe 1 abstenim.

Kandidatura e Altin Hoxhës, e propozuar nga grupi parlamentar i LSI-së mori 76 vota pro, 1 votë kundër dhe 3 abstenime

Maringlen Kasmi i propozuar grupi i PS-së u miratua me 77 vota, pro, 3 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa kandidatura e Selami Zallit, i propozuar nga grupi i PD-se u rrëzua, duke marrë vetëm 9 vota pro, 67 vota kundër dhe 4 abstenime.

Me 76 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim u miratua kandidatura e Daut Gumenit, i propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politike dhe e mbështetur nga 28 deputetë.

Ndërsa kandidatura e Simon Mirakajt, e propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe e mbështetur grupi i PD-së u miratua me 75 vota pro, tre vota kundër dhe asnjë abstenim.

Anëtari i KQZ-së

Ndërkohë Bledar Skënderi  me 74 vota pro 4 jo, 2 abstenim zgjidhet anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjebe

Ndërsa Erik Skëndaj ka marrë 3 pro , 36 jo, 38 abstenim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?