Blushi: BE nuk mund të na bëjë presion për importin e mbetjeve. I trembeni presionit popullor
Lideri i forcës më të re politike në vend LIBRA, deputeti Ben Blushi duke iu referuar mos shqyrtimit të dekretetit të Presidentit Bujar Nishani nga Kuvendi është një fakt që asnjë vend në rajon nuk ka një ligj të ngjashëm me të.
Nga foltorja e Kuvendit, Blushi deklaroi se sot ka përfunduar afati ligjor që Kuvendi duhej të vendoste për dekretin, gjë që e ka bërë të pavlefshëm ligjin e miratuar pak javë më parë.
Blushi u ka kërkuar deputetëve të mazhorancës të shpjegojnë se përse dekreti për mbetjet, pas kthimit të ligjit nga Presidenti Nishani, nuk është në seancë për votim ashtu siç pritej.
Blushi thotë se ndonëse janë përmbushur afatet, ky ligj nuk sillet për votim në Kuvend, për shkak të presionit popullor, duke u ndalur edhe tek protesta e shoqërisë civile para Parlamentit që prej mbrëmjes së djeshme.
“Si të gjithë ata që janë te dera e parlamentit sot, edhe unë kam ardhur për të votuar kundër ligjit të mbetjeve, i cili ishte parashikuar të ishte në këtë seancë, dhe akoma nuk ka një arsyetim të bindshëm, se pse dekreti i Nishanit që rrëzon sot këtë ligj nuk është këtu për votim. Pse dekreti nuk është në seancë. Shqiptarët e kuptojnë se sa të pabesueshëm dhe cinikë janë këta që mbrojnë mbetjet. Silleni ligjin në seancë e të ndahen në këtë parlament kush është pro importit të mbetjeve e kush kundër. Keni nja 2 muaj që jetoni në kazan. E di pse nuk e sillni ligji sot, sepse nuk është se unë besoj se s’keni votat, se vota keqbërësish ka me shumicë në parlament, nuk e sillni për shkak të presionit popullor që është mbledhur te dera e parlamentit e nuk e respektoni. E dyta se ka një palë që nga frika e këtij presioni kërkon ta modifikojë ligjin, gjë që bie në kundërshtim me procedurën parlamentare. Ligji nuk mund të modifikohet pa kaluar dekreti i Presidentit.
Nuk besoj se BE mund t’i kërkojë Shqipërisë të hapë dyert për mbetjet e Europës për aq kohë, sa vendi ynë nuk ka kapacitet për ta bërë këtë, por për më shumë ka më shumë mbetje seç i duhen kompanive të riciklimit, për të dalë me fitim. Vendet fqinje jetojnë me turizëm, dhe nuk ka një ligj që lejon të importojë mbetje. Dhe BE nuk mund t’i imponojë të hapin dyert për t’i kthyer në kazan mbetjesh”, tha deputeti Blushi.
Vijon…
KOHA JONË SONDAZH

