Blushi ‘bombë’ në Kuvend: Në Shqipëri do sillen edhe plehrat e Greqisë e jo vetëm të Italisë

Deputeti Ben Blushi dhe themeluesi i LIBRA-s, ka denoncuar nga foltorja e parlamentit se nëse kalohet ligji i plehrave, atëherë Shqipëria do të kthehet në një kazan plehrash.

Sipas Blushit, të gjithë kazanët e plehrave të Italisë dhe Greqisë do të derdhen në Shqipëri.

Blushi ka treguar edhe një histori, ku kryebashkiaku i Korfuzit i ka kërkuar një politikani shqiptar që të miratohet ligji i plehrave pasi ata nuk kanë ku ti çojnë dhe do i sjellin në Sarandë se u bie më lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë nga fjala e Ben Blushit në Kuvend:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pse dekreti nuk është në seancë?

E dimë që do ta bëjnë pas kësaj dhe arsyeja është ti provokojmë pak sesi janë këta që sjellin mbetjet në Shqipëri. Kush është pro importit dhe kush është kundër: pra kush do të rrijë në kazan dhe kush nuk do të rrijë

Pse nuk sillet ligji? Sepse nuk kemi vota sepse ka më shumë vota keqbërësish se vota të atyre që duan të votojnë pro.

Dhe e dyta: Se ka një shkak që ka frikë nga presioni dhe kërkon ta modifikojë ligjin që bie në kundërshtim me procedurën parlamentare. Dekreti i presidentit e ka mbushur afatin e 8 javëve  për t’u shqyrtuar nga ky parlament.

Ja ç’po ndodh përreth nesh: Janë përgatitur të gjitha kazanët e Greqisë dhe Italisë për t’u derdhur në Shqipëri.

Më thoshte një mik se kryetari i bashkisë i Korfuzit e pyeste kur do ta votoni atë ligjin se na mbetën plehrat. Se I bie më lirë ti djegë në Sarandë dhe jo në Korfuz.

Na thonë se BE na kërkon të djegim mbetjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?