Blushi dhe Idrizi në replika

Deputeti i PS Ben Blushi dhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi kanë replikuar ashpër në Parlament gjatë seancës plenare. Ka qenë një debat i nisur më herët mes Blushit dhe deputetes së PDIU Mesila Doda, që ka vazhduar sërish kur në foltore doli Idrizi.

Ky i fundit akuzoi Ben Blushin se ka gënjyer shqiptarët për nismën e zgjedhjes së Presidentit nga populli dhe dikush e ka shtyrë që të hedh akuza nga PDIU-së. Sipas Idrizit, pas deputetit të PS fshihet dikush që frikësohet nga postet që mund të marrë partia e çamëve. Në vazhdim të fjalës së tij, Shpëtim Idrizi iu drejtua Ben Blushit duke i thënë se megjithëse i ka ngulur thikën pas shpine Partisë Socialiste, ende vazhdon të qëndrojë.

Menjëherë fjalën e mori Blushi, i cili pyeti drejtpërdrejt Idrizin se në zgjedhjet e 2013 doli në opozitë me PD-në dhe tani është pushtet. Ai ka kërkuar që kryetari i PDIU të kërkojë ndjesë për gjuhën që përdori ndaj tij dhe se nuk lejon askënd që t’i drejtohet në atë mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati mes Ben Blushit dhe Shpëtim Idrizit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpëtim Idrizi: Me 10 firma ju nuk mund të merrni dot nismë kushtetuese, të duhen minimalisht 28 vota. Mashtrimi i dytë, ke 3 seanca sapo deklaruar që keni 10 firma. Njërit ndër to i jeni drejtuar z.Muhedini. Ai ta tha në këtë seancë që nuk është tek firmat e atyre që pretendoni. Kështu që keni 9 firma.

Më vjen keq të them që e ke nisur shumë keq për një arsye të thjeshtë. E nise duke fyer një zonjë(për Mesila Dodën). Nuk duhet ta bësh. Do të mirëprisja të dilje, të flisje..cohu nga ajo karrike, bëje partinë tënde politike, me PDIU do shihesh në zgjedhje dhe aty do shikosh se kush vlen.

Më bëri shumë përshtypje që iu drejtove PDIU-së. Më bën shumë përshtype se kush të ka shtyrë drejt PDIU-së. PDIU i merr vendimet vet. Por po ta them hapur, ty dhe atyre që ke mbrapa, PDIU do jetë qime në sy për cdo politikë antikombëtare në vend, do të jetë fshesë për ty dhe këdo që ke mbrapa për cdo politikë antikombëtare.

Ben Blushi: Unë nuk kuptoj për cfarë po krruheni këtu. Kemi bërë një amendament që parashikon që kushtetuta të ndryshojë për zgjedhjen e presidentit nga populli. Tani unë nuk e kuptoj ku hyni ju këtu? PDIU-në se llogarit fare njëherë. Kur del dikush dhe më thotë na ke vjedhur, na ke grabitur…cfarë kemi vjedhur ne? Jeni mirë apo s’jeni mirë?

Më the, i fut thikën partisë tënde. Po ti Shpëtim ku je, në opozitë apo pushtet? Ti je votuar si opozitar Shpëtim, ku je sot? Unë e di ku jam dhe e di ku do jem. Mbylle këtu muhabet dhe kërko ndjesë për gjuhën. Këtë gjuhë nuk ja lejoj askujt.

Shpëtim Idrizi: Të thashë e nise me mashtrime dhe e pohove. Je marrë vetë me këtë çështje me PDIU-në. Në atë rresht kam qenë dhe unë dikur. Ika dhe jam në Parlament përkrah PDIU-së dhe kauzave të tjera. Meqë ti dhe shokë të tjerë keni hall se PDIU do ju marrë postet… U bashkova me ju për reformën territoriale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?