Blushi filmon sherrin pa kamera Rama-Berisha: Shikoni si zihen Deliri dhe Saliri -VIDEOJA

Seanca e sotme plenare është karakterizuar nga përplasje mes deputetëve të mazhorancës e opozitës në sallën e Kuvendit, por edhe nga momente humori e batutash. Plot tre herë, seanca është ndërprerë për shkak të mbledhjes së deputetëve të opozitës pranë foltores së Kuvendit. Në dy raste ka qenë deputeti Noka i cili ka kërkuar që fjalën ta marrë ish-kryeministr Berisha, dhe jo ministri Beqaj apo kryeministri Rama.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka publikuar një video në “Facebook”, ku tregohen momentet ku deputetët përplasen me njëri-tjetrin për radhën e fjalimeve.

“Shikoni si zihen Deliri dhe Saliri kush do flasë i pari në Parlament. Duhen hequr të dy që të flasë populli!”, tha Blushi

Swiss Digital Desktop Reklama

Në video shfaqet ish-kryeministri para foltores duke komunikuar me deputetët Noka e Paloka që qëndrojnë afër tij bashkë me deputetë të tjerë, ndërsa ish-kryeministri komenton nga karrigia e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/benblushi.al/videos/426688190788162/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?