Blushi: Historia e Renisit që donte të bëhej polic, pagoi me portretin e nënës së tij, kurse Tahiri…
Deputeti Ben Blushi ka treguar ne sallën e Parlamentit sot nje histori te trishte, te dhimbshme, te nje djali te ri qe i ka rrefyer ngjarjen qe i ka ndodhur teksa kishte kandiduar ne shkollen e Policise, te cilen nuk e fitoi dot.
“Para nje jave takova ne rruge nje djale qe me tha a ka mundesi nje minute te tregoj historine time? Kandidova me tha për shkollën e Policisë, gjithë jetën doja të bëhesha polic, i mora të gjitha testet përvec njërit. Para dy vjetësh më kishte vdekur mamaja, dhe në kujtim të saj e bera foton e saj tatuazh në krahë. Shkova të bëja konkurs e më thanë ke tatuazh, shkova e fshiva me lot në sy tatuazhin, është e vërtetë, e fshiu tatunë e të ëmës duke qarë, prapë s’ja dhanë. E dini pse? Sepse ata që ishin poshtë tij paguan, ky nuk pati mundësi të paguante, pagoi me portretin e mamasë së tij, duke qarë dhe ky njeri është gjallë, mund tua sjell në Parlament. Ia ktheni dot mamanë atij? Jo , po kujtimin e mamasë së tij ia ktheni? Jo, bëhuni një cikë njerëzor.
Shteti detyron padrejtësisht një fëmije të heqë tatuazhin e nënës për tu bërë polic, ndërsa ky ministri i Brendshëm që kishit e ka trupin të gjithë të mbushur me tatuazhe..”.
https://www.facebook.com/benblushi.al/videos/500686580054989/
KOHA JONË SONDAZH

