FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi: Katastrofë te “Pallati i Kongreseve”

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka komentuar me tone të ashpra atë që ndodhi sot mes negociatorëve të BE dhe palëve politike në vendin tonë.

Ata zhvilluan takime të njëpasnjëshme, por pa rezultat. Blushi tha se do të dështojë edhe faza e dytë e negociatorëve, dhe se nuk do të ketë zgjidhje të krizës.

Sipas tij, është qesharake dhe katastrofë, që palët shkuan te “Pallati i Kongreseve” dhe qëndruan në dhoma të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do dështojë dhe faza e dytë e negocimit. Deri nesër në mëngjes nuk zgjidhjet kjo krizë. Palët nuk janë takuar, kanë shkuar në “Pallatin e Kongreseve” dhe kanë qëndruar në dhoma të ndara. Nuk ka pasur bisedë palësh, sa qesharake është. Këto janë palë që mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve. Katastrofë që njëri qëndroi në një dhomë dhe tjetri në dhomën tjetër. Nuk janë takuar palët. Kjo lojë e shpifur politike nuk do të marrë pjesë as më 18 qershor, as më tej për ca vite”, tha Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?