Blushi: Nëse nuk do të ishte minuar takimi i 2017 për KED, Shqipëria nuk do mbetej asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Meta ka nxjerrë sot një deklaratë shtypi ku ndër të tjera shkruan se “Nëse iniciativa e Presidentit Meta në nëntor 2017 për një koordinim të përbashkët midis Presidentit, Kuvendit dhe EURALIUS për hedhjen e shortit dhe funksionimin e KED në mënyrë të pakontestueshme nga askush nuk do të ishte minuar, Shqipëria nuk do të kishte mbetur asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale, opozita nuk do të kishte asnjë justifikim për t’u larguar nga Kuvendi, pushteti vendor do ishte gjithëpërshirës e legjitim, si dhe negociatat do të ishin hapur prej kohësh”.

Pra presidenca thotë se nëse nuk do të ishin sabotuar gjithë këto reforma nga mazhoranca sot Shqipëria do ishte vend normal.

SHKARKO APP