Blushi: PD duhet të votojë LIBRA-n

Kryetari i Partisë LIBRA Ben Blushi, në një intervistë në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ka folur në lidhje me zgjedhjet dje dhe alternativën e LIBRA.

Blushi u bën thirrje të gjithë demokratëve dhe çdokujt pa dallim ta votojnë LIBRA si alternativën më të mirë në këto zgjedhje.

Blushi ndër të tjera tha se e keqja në këtë vend në fakt nuk është Partia Demokratike, por është qeveria shqiptare më në krye Edi Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Demokrati është i lirë që të presë Partinë Demokratike, por unë u jap një opsion. Libra nuk është një parti ideologjike, por është një parti e qendrës dhe unë ua jap këtë shqiptarëve. Nëse disa parti vendosin që të mos përjashtohen, është e pamundur që votuesi të shkojë pas tyre dhe të rrijë pa votuar. Unë kam bërë më shumë opozitë se vetë opozita kryesore, unë kam qenë vetëm përballë atyre”, tha ndër të tjera Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?