FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi: Rama nuk do marrëveshje, po shijon me marrëzinë e vet parlamentin që dominon

Kreu i Partisë ‘Libra’ Ben Blushi ka komentuar aktualitetin politik dhe takimin e dytë në presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha për zgjidhjen e ngërçit politik.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ne ‘Neës24’, Ben Blushi u shpreh i bindur se palët nuk do arrinin marrëveshje, pasi sipas tij Rama dhe Basha nuk duan një gjë të tillë, pasi po bashkëqeverisin. Ai tha se Rama nuk do marrëveshje, pasi shijon me marrëzinë e vet parlamentin që dominon, ndërsa Basha nuk do marrëveshje para Kavajës.

“Isha i bindur që nuk do kishte marrëveshje pasi është njësoj si të besosh se një peshk ecën në bar. Sot palët janë më larg se ditën që pati një draft nga PPE. Basha nuk do marrëveshje para Kavajës. Rama nuk do marrëveshje, pasi shijon me marrëzinë e vet parlamentin që dominon. LSI-në ai e do për legjitimitetin e zgjedhjeve, nuk e do për koalicion. Kjo marrëveshje që u la sot në tavolinë ishte kot. Kjo është një marrëveshje për ndërkombëtarët, jo për shqiptarët. Këta thonë se po bëjmë sikur bisedojmë, por palët nuk duan marrëveshje. Duhet të ishin diskutuar standardet zgjedhore. Palët po diskutojnë për bashkëqeverisje, pasi nëse unë të jap ministra e zëvendësministra është bashkëqeverisje. Këto parti do bashkëqeverisin pas 1 viti”- tha Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?