Blushi: Reforma po shkon drejt dështimit

Deputeti socialist, Ben Blushi shprehet se reforma në drejtësi po shkon drejt dështimit. Gjatë seancës së sotme plenare, ai ka shtuar gjithashtu që për klasën politike sot ka vetëm neveri e përçmim dhe se ajo nuk po merr dot vendime në interes të vendit.

“Jemi më larg se ç’ishim para një viti, para një muaji, para një dite, para një ore me reformën në drejtësi. Unë nuk dua të bëj profetin, por reforma në drejtësi është drejt dështimit. Ka mosbesim më të madh ndaj klasës politike, ka një përçmim dhe nuk kam dilemë ta përdor këtë fjalë, nga komuniteti ndërkombëtar se sa aftësi ka kjo klasë politike për të zgjidhur një çështje jetike për Shqipërinë. Ka neveri nga shqiptarët për këtë klasë politike që nuk merr dot vendime”, tha Blushi.

Sipas tij, nëse reforma në drejtësi nuk kalon, ndoshta s’ka për të ndodhur asgjë. Jemi prapë ne që jemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po çështja është kush është kosto dhe kush e paguan koston e mungesës së drejtësisë në Shqipëri. Një grua dje në mes të Tiranës, po ecte me dy fëmijë në rrugë. Vjen një i çmendur, e përplas dhe gruaja humb jetën. A ka lidhje kjo me reformë në drejtësi? Ka. I çmenduri ishte i dënuar dhe gjykata e liroi për bakshish thonë”, vijoi më tej Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?