FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi sulmoi Ramën për ndeshjen, Erjon Braçe i del në mbrojtje

U diskutua gjatë në media por dhe në rrjete sociale fjalimi që Kryeministri Edi Rama, mbajti për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Në atë fjalim të gjatë të Ramës në rrjetin social facebook, ku ndër të tjera, Kryeministri është shprehur se:" Dhe le të jemi krenarë për shembullin e shkëlqyer të qytetarisë europiane, që kuqezinjtë në shkallët e stadiumit dhe Shqipëria kuqezi dha dje duke bërë diferencën. Për vete, për botën që mbrëmë i kishte sytë tek ne, me frikën se do të bëhej hataja dhe mbi të gjitha, për gjeneratën tjetër, që nesër do ta bëjmë krenare përmes punëve të mira të së sotmes, siç është puna kaq e mirë dhe kaq e mbarë e Kombëtares Kuqezi".
Por deputeti i PS-së Ben Blushi nuk e ka pritur mirë këtë shkrim të Ramës dhe i është kundërpërgjigjur. Kryeministri nuk ka reaguar por në mbrojtje i ka dalë Erjon Braçe, ku në një postim në facebook ai ka shprehur qëndrimin e  tij ndaj Blushit: “Sikur qoftë edhe një gur i vetëm të ishte hedhur në fushën e Elbasanit, siç pak javë më parë në fushën e Qemal Stafës kur luante Kuksi, fajin do e kishte Edi Rama dhe kori i gjykatësve do ishte i njëjti!!”, shkruan Braçe.

R.Sh

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?