FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ben Blushi: Të gjitha negociatat kanë dështuar, mos prisni zgjidhje!

Pas përfundimit të takimit të thërritur nga Kryeparlamentari Ilir Meta, kreu u Libras, Ben Blushi tha se tryeza ishte informuese për çka ndodhur një ditë më parë në takimet e zhvilluara me negociatorët europianë.

Në një prononcim për gazetarët Blushi theksoi se kjo nuk ishte një tryezë për të gjetur zgjidhje, por për të informuar sesi nuk ka zgjidhje.  Sipas tij, mungesa e Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike e kishte vulosur fatin e kësaj mbledhjeje. Kjo sipas Blushit, për shkak se ata janë dy aktorët kryesorë për zgjidhjen e krizës.

“Ishte një tryezë informimi dhe fakti që PD dhe disa parti të tjera nuk morën pjesë dhe Raa nuk ishte, e bëri të padobishme tryezën. Njerëzit mos presin që kriza të zgjidhet edhe pas kësaj tryeze. Kështuqë më shumë u informuam për çfarë ka ndodhur dje me negociatorët e europianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë dështuar të gjitha negociatat politike që zhbollojnë zgjedhjet dhe vetting -un. Ka një tentative për ta zgjidhur krizën me mjete teknike, çka nuk ka për të ndodhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tryeza nuk pati asnjë përfundim sepse nuk u thërrit për këtë punë. Që në fillim dihej që Kryeminsitri s’do të merrte pjesë, kur ai duhet ta zgjidhje. Më pas u mor vesh që PD nuk do të ishte. Si mund të ketë përfundim kur ata që duhet ta zgjidhjin krizën nuk ishin. Nuk ka zgjidhje, shpresoj të ketë zgjedhje. Sonte nuk ishte një tryezë për të gjetur zgjidhje ishte një tryezë që na informoi sesi nuk ka zgjidhje”,- tha Blushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?