FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blushi zbulon shifrën. Sa njerëz kanë kandiduar për deputetë të LIBRA-s

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur sot për mediat pas mbledhjes së partisë që ai drejton. Blushi tha se sot ishte një mbledhje e rëndësishme e LIBRA-s, pasi u shqyrtuan kandidatët për deputetë.

Sipas tij, lista e kandidatëve për deputetë të LIBRA-s do të përfundojë brenda javës që vjen. Ndërsa deri tani, tha Blushi, kanë kandiduar pothuajse 200 burra e gra nga e gjithë Shqipëria.

“Sot kishim mbledhje të rëndësishme të LIBRA-s. Kemi filluar të marrim në shqyrtim kandidatët për deputetë të LIBRA-s. Do pranojmë qytetarë të zakonshëm, jo njerëz të krimit. Deri sot kanë kandiduar pothuajse 200 burra dhe gra nga e gjithë Shqipëria. Deri në fund të javës që vjen ne do të përfundojmë listën e kandidatëve”, deklaroi deputeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?