Boci-Ballës: Qenef deputet. Reagon deputeti socialist: Byroja të marrë masa

 

Deputeti demokrat Luciano Boci dhe ai socialist Taulant Balla u përfshinë në debate që kaluan në fyerje, gjatë seancës parlamentare.

Ishte deputeti i PD Luçiano Boçi që kaloi në fyerje ndaj kolegut socialist Taulant Balla, ndërsa ky i fundit paralajmëroi se do t'i drejtohej Byrosë së Kuvendit për të marrë masa ndaj deputetit Boci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kohën që po diskutohej për projektligjin për investimet strategjike, debati degradoi tek investimet në zonën e Librazhdit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti Taulant Balla akuzoi opozitën se nuk kanë bërë asgjë nga ato që kanë premtuar. Sipas Ballës, opozita “ia hoqi emrin nga lista kryebashkiakut vetëm se bashkëpunoi me qeverinë për të sjellë projekte për qytetin”.

Por në kundërpërgjigjen e tij deputeti i PD Boçi e quajti Ballën “qenef deputet”.

“Askush nuk duhet të hyjë në gojën tënde. Kot nuk thonë, në lluc me derrin mos u ndesh, se fiton derri. Ka thënë i pari juaj një shprehje qenef politika, por ta dish, ti je qenef deputeti i Kuvendit”, tha Boçi.

Edhe pse Shpëtim Idrizi, i cili për herë të parë drejtoi seancën si zv.Kryetar, u kërkoi deputetëve të ruajnë etikën, ishte Balla që tha se do t’i drejtohet Byrosë së Kuvendit, për përdorimin e fjalëve të pista.

“Bazuar në rregulloren për përdorimin e fjalëve të pista do i drejtohem Byrosë së Kuvendit për të marrë masa për palo deputetin që foli”, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?