Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Boçi: Plani i duhur për hapjen e shkollave. Aksioni që po përgatit PD, asnjë truk nuk e shpëton Ramën

Intervista E premte, 21 Gusht 2020 11:30
Boçi: Plani i duhur për hapjen e shkollave. Aksioni që po përgatit PD, asnjë truk nuk e shpëton Ramën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi: Rikthimi në klasa dhe auditore i nxënësve dhe i studentëve duhej të ishte bërë sipas grup-moshave e shkallës së rriskut të ekspozimit të tyre ndaj Covid-19

Intervistoi: Redjon Shtylla

“Tragjedia e Kakavijës dëshmoi shpërfilljen e shtetit ndaj qytetarëve. Kemi një shtet që është i gjithi në shërbim të një grushti ekonomiko-politik e kriminal”. Kështu shprehet ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një intervistë për “Koha Jonë”. Ndër të tjera, ai thekson se kryeministri Edi Rama nuk le gur pa lëvizur për pushtetin e tij të kalbur dhe se po bën grusht ekonomiko-politik dhe kriminal. “Me banda, me administratë të politizuar, me grisje kushtetute, me prishjen e çdo lloj rregulli gare, ai po përpiqet t’i shpëtojë një ndëshkimi të pashmangshëm”. Nisja e viti të ri shkollor ka shumë pikëpyetje dhe teksa pohon se Ministria e Arsimit nuk ka strategji dhe plan të mirëfilltë, Boçi nënvizon se “rikthimi në klasa dhe auditore i nxënësve dhe i studentëve duhej të ishte bërë sipas grup-moshave e shkallës së rriskut të ekspozimit të tyre ndaj Covid-19, duke marrë në konsideratë udhëzimet e OBSH si dhe konkludimet mjekësore më të avancuara botërore për këto çështje”.

Viti i ri shkollor do të hapet në shtator por Ministria e Arsimit nuk e ka sqaruar të plotë situatën sesi do të vijohet, se sa nxënës do të jenë në klasa dhe si do të bëhet ndarja e tyre. Për ju si është më e mira dhe a po rrezikohen jetët e studentëve nga vendimi për kthimin në shkollë, në një kohë që Covid-19 është ende agresiv në vendin tonë? Nga ana tjetër, a ka funksionuar mësimi online dhe a duhet të jetë një alternativë për në vjeshtë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministria nuk ka deklaruar asnjë strategji dhe plan sepse nuk e ka një të tillë. Ka kohë që kjo ministri fle mbi një paaftësi çmendurake dhe ndjek një inerci rënie të lirë drejt një degradimi që duket se s’ka fund. I tillë ishte dhe artikullimi i vendimit të fillimit të vitit shkollor, pas pritjes ankthioze të prindërve dhe të nxënësve dhe pas pushimeve të gjata të ministres dhe Ramës. Nuk ka asnjë investim për rikonstruksion fizik të shkollave e përshtatje të klasave për kushtet e reja dhe asnjë ndërhyrje për të përmirësuar situatën higjeno-sanitare në pothuaj të gjitha drejtoritë arsimore. Sot shkollat tona janë larg të qënit të shëndetshme sipas standarteve europiane. I mungojnë dhe kushtet më elementare për të përballuar një rikthim të nxënësve sipas protokolleve të sigurisë të Covid-19.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për të mos folur më pas për tekstet shkollore, shpërndarjen e tyre, klasat kolektive, shkollat e mbyllura, kualifikimet e mësuesve, apo për vendimin qesharak për kompesimin e mësimit online për shtresat vulnerabël. Personalisht mendoj se rikthimi në klasa dhe auditore i nxënësve dhe i studentëve duhej bërë sipas grup-moshave e shkallës së rriskut të ekspozimit të tyre ndaj Covid-19, duke marrë në konsideratë udhëzimet e OBSH si dhe konkludimet mjekësore më të avancuara botërore për këto çështje. Vendimi i marrë ishte një mbyllje sysh para situatës së pandemisë skandaloze në vendin tonë dhe thjesht një vendim i marrë me nxitim, për shkak të trysnisë së prindërve që kërkonin qartësi për këtë.

Mund t'ju interesojë

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

Para 16 orësh
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03

Mësimi online u dëshmua si dështim spektakolar, gjë që në një lloj mënyre është pranuar dhe nga vetë ministrja me vendimin e mbylljes para kohe për sistemin parauniversitar dhe konfuzionin e instaluar në atë universitar. Për atë jo vetëm që nuk u investua për platforma të dedikuara, por dhe nuk u dha një përgjigje e saktë për 3.5 milion eurot me demek të hedhura për klasat digjitale dhe tabletat. Mësimi online nuk mund të vazhdojë me orë mësimore në RTSH dhe as me kurrikula programe klasike. Mësimi online kërkon standarte dhe certifikime specifike adeguate për këtë mënyre mësimdhënie. Jetojmë kohërat e Ramës e Shahinit në arsim dhe është normale që budallallëku e injoranca të shiten për dije dhe sukses.

Tragjedia në Kakavijë, ku për 5 ditë mijëra shqiptarë pritën ditë e natë për të kaluar në Greqi dhe humbja e jetës së 10-vjeçarit, çfarë tregojnë për ju? Si e komentoni deklaratën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj se tamponi nuk u bëhet emigrantëve, pasi ata paguajnë taksat në Greqi?

Tragjedia dëshmoi shpërfilljen e shtetit ndaj qytetarëve dhe njëkohësisht mosfunksionimin e strukturave. Përfundimisht kemi një shtet kaste, që është i gjithi në shërbim të një grushti ekonomiko-politik e kriminal. Humbja e 10-vjeçarit nuk ishte çështje pakujdesie prindërore, siç u mundua Rama dhe gonxhet e tij ta mbillnin në opinion justifikimin për përgjegjësinë direkte që ata kanë. Justifikime të tilla janë cinike, shpërfillëse dhe tregojnë qartazi që ndjeshmëria njerëzore tek përfaqësuesit e qeverisë ka vdekur bashkë detyrimin që ato mbartin për t’i shërbyer njerëzve. Humbja ishte pasojë e papërgjeshmërisë e pakujdesit ndaj shtetasve dhe degradimit të organeve kompetente në zyra private ku mendohet thjesht për përfitimin ekonomik të rradhës dhe jo për shërbimin e rradhës.

Fakti që në fund pas atij kalvari jetëmarrës pati një zgjidhje, tregoi që zgjidhja ishte aty, por impenjimi dhe angazhimi për të vajtur tek ajo ishte zero. Kryeministri e quante mëkat të prishte pushimet e luksit dhe t’i gjendej pranë qytetarëve. Ai dukej që argëtohej me vuajtjen e emigrantëve dhe luante rolin e Pilatit, ndërkohë që përgjegjësia e tij për situatën dhe për humbjen e jetës së 10-vjeçarit ishte dhe është e plotë. Deklarata e Beqajt, është as më shumë e as më pak, vazhdimësi e arrogancës së Ramës dhe pasqyrë e një mentaliteti urrejtje ndaj atyre që punojnë me djersën e mundin e vet, për të siguruar jetën larg vendit, shtëpisë e të afërmëve. Emigrantët janë pjesa më kontributore në zbutjen e pasojave të krizave të ndryshme që ka kaluar vendi, me sakrificat e tyre për të sjellë të ardhura cash në Shqipëri dhe për të mbajtur ekonomikisht familjet këtu.

Remitancat që kanë ardhur nga puna e tyre, kanë ndikuar jo pak në ekonomi dhe mos harrojmë që një pjesë e mirë ka investuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin e biznesit. T’i thuash kësaj pjese që nuk mund t’i tamponojmë falas, sepse nuk paguajnë taksa këtu, është jo thjesht papërgjegjshmëri, por dhe një shpërthim urrejtje banale që ka në bazë të saj amoralitetin politik të grabitësve dhe hajdutëve me kollare të këtij vendi dhe të vetë emigrantëve.

Shqipëria po kalon një krizë të rëndë politike, ku jemi në kushtet kur qeveria nuk pranon dialog dhe bën gjithçka për minimin e konsensusit së 5 qershorit për një Kod të ri e të gjithëpranuar zgjedhor, çka duket sikur mazhoranca aktuale kërkon fitore mandatesh në tavolinë. Cili do të jetë aksioni i opozitës?

Rama nuk po le gur pa lëvizur për të mos lëshuar karrigen e pushtetit të tij të kalbur. Nuk heziton për këtë të bëjë gjithçka pis e të prishë çfarëdolloj konsensusi politik. Me banda, me administratë të politizuar, me grisje kushtetute, me prishjen e çdo lloj rregulli gare, ai po përpiqet t’i shpëtojë një ndëshkimi të pashmangshëm. Përballë kësaj situate, aksioni ynë politik po vazhdon, në varësi dhe të agravimit të raporteve politike, në shumë drejtime.

Po organizohemi në mënyrë kapilare për zgjedhjet, po realizojmë një proces transparent e real brenda partisë për të filtruar përfaqësuesit më të mirë qendrorë dhe lokalë, po shpalosim alternativat dhe zgjidhjet e duhura e konkrete për rimëkëmbjen e vendit në të gjitha drejtimet, pa lënë mënjanë aspak të gjitha ato elementë që e bëjnë aksionin tonë të fortë, kundërshtues dhe imponues ndaj ndërhyrjeve brutale që Rama kërkon të realizojë në disa nivele qofshin këto ligjore, apo strukturore adminitrative.

Rama të mos e mendojë që do të livadhisë. Forca e qytetarit është më e madhe se çdo manovër apo reng ligjor, kriminal e politik. Në çdo formulë dhe situatë të dalë Rama, çfarëdo truku të përdorë e sado krim të hedhë në betejë, thjesht do ketë një iluzion ndryshe. Ajo që nuk ndryshon është humbja e sigurtë dhe ndëshkimi që po vjen për të dhe shpurën e tij.

Në kushtet kur është paralajmëruar një tjetër ndërhyrje kushtetuese që ka të bëjë me rishikimin e hartës administrative të vendit, ku parashikohet ndarja e re e Shqipërisë në 4 rajone, opozita reale do të hyjë në zgjedhje me “rregullat e lojës” që ka caktuar Edi Rama dhe mazhoranca e drejtuar prej tij?

Çfarëdo rregulli i imponuar nga Rama, sjell si pasojë rritjen e reagimit dhe të zemërimit. Jo me rajone ta bëjë Rama sistemin zgjedhor, por dhe kombëtar po deshi, nëse as kjo s’ia mbush llogaritë, ta bëjë më pas dhe me fshatra, përsëri do të humbasë. Nuk bëhet fjalë thjesht për humbje. Është ndëshkim i cili në një formë ose tjetër e pret atë dhe rilindjen e tij të famshme. Rama thjesht me të tilla manovra dhe dhunë kushtetuese po e bën më të dhimbshëm fundin e tij. Nuk ka as rajon e as Erjon ta shpëtojë Ramën nga humbja e sigurtë.

Etiketat e lidhura

aksioneedi ramakushtetutaLuciano BociPDRedjon Shtyllashkolla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 2 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 5 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 6 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 13 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.