Boçi: Qeveria po nëpërkëmb mësuesit. Kanë 10 ditë pa marrë rrogat

Kreu i Departamentit të Arsimit dhe Medias në Partinë Demokratike Luçiano Boçi denoncon mospagesat e mësuesve të Librazhdit nga ana e qeverisë.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, Boçi shprehet se kanë kaluar dhjetë ditë dhe mësuesit enden në automatet e bankave si “lypës modernë të hakut të punës së tyre”- shkruan Boçi.

Deputeti demokrat i bën apel sindikatave të arsimit të reagojnë ndaj nëpërkëmbjes që qeveria po u bën qindra mësuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i deputetit demokrat

Swiss Digital Mobile Reklama

Vonesat e pagave te mesuesve te Librazhdit kane shkaktuar shqetesim dhe irritim tek ta.

Eshte e pafalshme qe qindra mesues neperkemben dhe poshterohen.

Askush nuk i pergjigjet dhe askush nuk preukupohet nga ata qe e kane detyrim ligjor.

As drejtoria arsimore as MAS e as Min e Financave.

Papergjegjshmeri totale dhe arrogance e skajshme.

Kane kaluar dhjete dite dhe mesuesit enden ne automatet e bankave si “lypes moderne” te hakut te punes se tyre.

E turpshme kur i artikulojne dhe justifikimin “nuk u be qameti per ca dite se Rama do t’jua rrise pagat!!!!???”

Pergjerimet hipokrite te shkruara ne letra formale, nuk mund te mbulojne percmimin ndaj figures se mesuesit qe tregon kjo qeverisje banale.

Sindikatat duhet te reagojne fuqishem dhe te tregojne qe funksionojne per interesat e mesuesit dhe jo per interesat e politikes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?