Bogdani: Programi i PD për ekonominë dhe rininë do të sjellë ndryshime

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e politikës dhe gjithë proceseve vendimmarrëse, pasi sipas tij ndryshimi mund të vij vetëm përmes tyre.

“Unë jam i bindur që në politikën shqiptare ka ende politikanë, njerëz që janë të gatshëm ti krijojnë hapësira të rinjve. Ti shikojnë të rinjtë si partnerë jo si konkurentë, jo si njerëz që nesër ti zenë vendin”– thotë Bogdani.

Në aktivitetin “Dialog për Demokracinë” ku të pranishëm ishin edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhaferr Tahiri dhe Presidenti i  Democrat Youth Community of Europe Javier Hurtado Mira , Bogdani tha se programi i PD-së për ekonominë dhe të rinjtë do e bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë.

“Fuqia e tyre është vota e tyre. Në momentin që njerëzit e kuptojnë këtë çdo politikan duhet ti thërasë mendjes dy herë  para se të marrë vendime të gabuara. Kemi tetë vite që e vuajmë këtë gjë, por ka ardhur koha që ju të kuptoni rëndësinë e votës tuaj”– shton ai.

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhaferr Tahiri duke marre si shembull zgjedhjet e fundit ne Kosove, tha se nëse te rinjtë bashkohen ata mund të sjellin ndryshimin.

SHKARKO APP