Bojkoti i Kuvendit: Aleatët e PD-së kundër, Rama drejt fundit, ja rruga për ta rrëzuar

Nga: Redjon Shtylla

Opozita Shqiptare ka kohë që vendit i ka veshur një panoramë që sipas tyre është e “llumtë”, kjo duke u përqendruar tek denoncimet e përditshme apo dhe te mospërmbushja e kushteve për jetë parlamentare normale dhe ç’është më e rënda për zgjedhje normale. Për Partinë Demokratike, qëndrimi në kuvend është bërë i pavlerë, kjo e thënë disa herë. Por a do të shkojë opozita e tërë në një bllokim të pjesëmarrjes së saj në kuvend? A po i paraprin PD disa qëndrimeve ekstreme, fillimisht me bojkot ndaj Kuvendit e më pas me mospjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në rast se rrethanat nuk ndryshojnë?

Për deputetin demokrat, Luçiano boçi, i cili në një prononcim për “Koha Jonë”, vë theksin se PD-ja flet dhe vepron nën kontekstin e masave e aksioneve politike për zbatimin e disa parimeve themelore demokratike, me qëllim sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të një procesi zgjedhor transparent, të shpejtë dhe efikas. Sipas Boçit, realiteti politik ka dëshmuar, e për atë është krejtësisht absurde të hysh në zgjedhje me një kryeministër si Rama. “Përdorimi i krimit si partner strategjik, presioni për votën, zhvatja dhe blerja e saj, janë mjetet efikase të tij në një betejë politike e cila duhet të ketë në themel të garës vizione dhe ide”. Por a do të largohet vërtetë demokratët nga kuvendi?

Swiss Digital Desktop Reklama

Panorama që Boçi i jep jetës politike e sidmos asaj të kuvendit një përshkrim si të delegjitimuar. “Është shndërruar thjesht në një zyrë noteriale që legalizon hajdutëritë, grabitjen, zhvatjen që realizon ekzekutivi. Censuron opozitën dhe i përngjan një teatri gjigand me arlekinin-kryeministër, i cili qëllim të vetëm ka argëtimin e audiencës dhe aspak llogaridhënien e përgjegjësinë për të qeverisur. Në kuvend e dikton kryeministri dhe jo drejtuesi i seancës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

2016-10-23-11_45_24-agon-channel-a-adi-krasta-luciano-boci-youtube

Boçi akuzon maxhorancën që ka shndërruar plotësisht tempullin e demokracisë e kjo shton arsyejet e mosqëndrimit në kuvend. “Sjellja e mazhorancës e ka shndërruar jo në tempullin e demokracisë, por në sallën e banditizmit politik ku ekzekutohet në mes të tij konsensusi politik për pushtet, ku vota keqpërdoret për të manipuluar e tejkaluar marrëveshje të domosdoshme politike e ka përvetësohen politikisht institucionet e pavarura. As më shumë e as më pak duket si një pazar i zhurmshëm brenda të cilit sipas parimit darvinist fiton “më i forti” ndër karton-ngritësit e PS”.

A është e mjaftueshme që opozita të rishikojë marrëdhëniet me Kuvendin? Për deputetin ky është një hap por të tjerë që përputhen me aksionin politik, vijon Boçi duke shtuar edhe se këto veprime merren për ti dhënë njerëzve shpresë dhe të ardhme vijnë në mënyrë suksesive. “Përfshirë  organizimet  strukturore politike përkatëse e duke vazhduar me aksione të tjera të karakterit protestues e denoncues”.

 

Kreu i PR-së

Mediu: Opozita pjesë e një procesi të manipuluar? Humbet ajo dhe shqiptarët

Ndërsa për aleatin e PD-së, Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu bën thirrje PD-së që të shoh pozicionin me kuvendin. “Kemi të bëjmë me një pushtet terrësisht antikushtetues që po kontrrollon jetën e çdo qytetari nëpërmjet, varfërisë, presionit të paligjshëm mbi bizneset, korrupsionin masiv dhe trafikun e drogës i përhapur në mënyrë të frikshme në gjithë Shqipërinë me qëllim kriminalizimin e shoqërisë shqiptare”,-shprehet Mediu.

2016-08-05 10_36_52-Mediu - Windows Photo Viewer

Kreu i PR-së shton se çdo sjellje normale e opozitës në institucione që nuk ushtrojnë kopetencat e tyre kushtetuese përfshi dhe parlamentin do legjetimonte këtë pushtet dhe për më tepër do krijonte përshtypjen tek qytetarët se kjo është një situatë pa shpresë. Mediu këkron që opozita të qëndrojë në kuvend e të mos bëj bojkotim. Sipas tij, mendimi se e keqja e qeverisë është një e keqe e gjithë politikës, po e rëndonte PD-në.

Mediu deklaron edhe se që prej vitit 2001, është hera e parë që nuk funksionon Komisioni parlametar i Reformës Zgjedhore. “PS-ja dhe koalicioni qeverisës ka provuar se ka një qëllim mbajtjen me dhunë të pushtetit nëpërmjet krimit, indimidimit dhe blerjes së votës. Për mendimin tim nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve por zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe çdo veprim i cili do ti hiqte mundësinë e kontrollit dhe manipulimit të zgjedhjeve kësaj qeverie është detyrë legjitime e opozitës”. Fatmir Mediu ka edhe një dyshim nëse PD-ja qëndron beznike fjalës së saj, ku shpreht se: “Nëse opozita do bëhet me ose padashje pjesë e një procesi të manipuluar ajo nuk ka paracaktuar thjesht humbjen e saj, por humbjen e shqiptarëve”.

Kreu i PBKD-së

Roshi: Qeveri teknike është varianti më i mirë

Por si e shohin aleatët që janë jashtë kuvendit, pozicionin e PD-së. Për Artur Roshin, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, PD është treguar e matur duke respektuar më shumë seç duhet rregullat e demokracisë.

artur-roshi

Ai shton se: “Opozita kërkon të vendosë një rekord të ri në opozitbërje duke u bërë europiane pavarësisht se jetojmë kohën e Oligarkisë Ruse. Sjelljen demokratike të Opozitës, mazhoranca e merr si mungesë fuqie të saj por qeveria në se vazhdon me “idenë e të fortit” do përballet me reagime të forta të Opozitës. Nëse mazhoranca vazhdon që të mos rimodelojë kodin zgjedhor në përputhje me lirinë e votës që përputhen me kërkesat e Opozitës, atëherë qëndrimi i Opozitës në Parlament bëhet i pavlefshëm sepse zgjedhjet jane të paracaktuara sipas vullnetit të padronëve të drogës. Edhe mospjesmarrja në zgjedhje është një opsion por një qeveri teknike për të realizuar zgjedhjet është varianti më i mirë që nuk do arrijë ti shmanget dot qeveria”.

Roshi shton edhe se PD është treguar e matur duke respektuar më shumë seç duhet rregullat e demokracisë. “Rrebelim të saj mund të kishte pasur sepse pritshmëria ka egzituar, njëkohësisht ka qenë i legjitimuar nga qëndrimet refraktare të qeverisë në raport me ligjet funksionale për reformën në drejtësi,në raport me korrupsionin dhe krimin e organizuar si derivat i drogës së masivizuar ekstremalisht,në raport me të drejtat e qytetarëve që i ka kufizuar dhe të drejtën për të jetuar ku varfërinë e ka kthyer në një trend normaliteti”.

Sipas tij, Opozita kërkon të vendosë një rekord të ri në opozitbërje duke u bërë europiane pavarësisht se jetojmë kohën e Oligarkisë Ruse. “Sjelljen demokratike të Opozitës,mazhoranca e merr si mungesë fuqie të saj,por qeveria në se vazhdon me “idenë e të fortit” do përballet me reagime të forta të Opozitës”,- mbyll prononcimin Artur Roshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?