Bojkoti i zgjedhjeve, Spaho: Me Ramën s’ka votë të lirë

Edmond Spaho, nënkryetari i PD-së, paralajmëron braktisjen e Kuvendit dhe fillimin e protestave të fuqishme në mbarë vendin për shkak të situatës së vështirë që po kalon vendi. Spaho përmes “Gazeta Shqiptare” akuzon kryeministrin Edi Rama për lidhje të forta me krimin dhe përpjekje për të blerë votat e 2017-ës përmes parave të tij.

Sipas tij, Rama është problemi dhe jo zgjidhja. Ndaj zyrtari i lartë i PD-së shpreh bindjen se, në kushtet kur nuk zbatohet ligji i dekriminalizimit, kur Shqipëria është shndërruar në një narko- republikë dhe kur zgjedhjet e lira janë në rrezik, opozita ka gati strategjinë e saj të daljes nga kriza.

“E kemi vënë në fokus të luftës politike, sepse nëse do ta shkatërrosh një vend, lejoje të kultivojë drogë. Eksperiencat e vendeve të tjera nuk lënë vend për dyshim. Por nuk është vetëm kjo! Paratë e drogës po financojnë përherë e më shumë zgjedhjet, duke i dhënë fund demokracisë, pasi po rrënohet institucioni i parë i saj që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama nuk është pjesë e zgjidhjes, por është pjesë e problemit, sepse Rama erdhi në pushtet me elementë kriminalë, me justifikimin se vetëm kështu mund ta rrëzonte Berishën. Kriminelët jo vetëm që i përdori në zgjedhjet e vitit 2013, por i solli edhe në parlament. Më pas i instaloi ata në administratën publike dhe polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë kemi dhënë prova të pakundërshtueshme për zyrtarë me lidhje dhe aktivitet kriminal. Në zgjedhjet e vitit 2015, Rama kandidoi elementë me të shkuar kriminale, dhe ata fituan në disa qytete të rëndësishme dhe sot po i mbron me zell. Ata të cilët ligji i dekriminalizimit i nxori nga dera, Rama i qarkulloi duke i emëruar zyrtarë të rëndësishëm të PS-së në rrethe, siç është rasti i Lezhës. Në këto kushte, nuk mund të presësh zgjidhje nga ai, pasi është ideatori dhe zbatuesi i skemave të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht nëpërmjet lidhjeve me krimin dhe paratë e drogës”- tha Spaho.

Ndërsa i pyetur lidhur me cenimin e zgjedhjeve të ardhshme të 2017-ës, Spaho thekson se nëse Edi Rama do lihet në pushtet, nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Vota e shqiptarëve garantohet duke larguar Edi Ramën nga qeverisja dhe organizimi i zgjedhjeve të ardhshme. Për këtë po përpiqemi të ndërgjegjësojmë këdo që ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar; të majtë dhe të djathtë, shoqërinë civile, median dhe këdo tjetër që i dhimbsen fatet dhe e ardhmja e këtij vendi. Nëse do të jetë e nevojshme për të kuptuar se sa e rëndë dhe serioze është gjendja, mund të detyrohemi të braktisim edhe parlamentin, pasi mosgarantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është detyra e parë e çdo institucioni demokratik”- u shpreh numri 2 i selisë blu. GSh/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?