Boris Xhonson takon Ramën: Shqipëria, partner kyç në rajon

Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Britaninë e Madhe, Boris Xhonson ka zhvilluar sot në Bruksel një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Në një koment në Twitter, Xhonson e vlerëson se Shqipëria është një partner kyç për sigurinë e rajonit.

“Albania partner kyç në sigurinë rajonale”,- shkruan ai.

Ish-kryebashkiaku i Londrës Boris Xhonson është emëruar disa muaj më parë në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ky është takimi i parë i nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Qeverisë shqiptare dhe qeverisë së re britanike, e cila u formua pas referendumit për daljen nga Bashkimi Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?