Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Borxhe që po shiten si dhurata!

Borxhe që po shiten si dhurata!

Editorial
E mërkurë, 19 Shkurt 2020 08:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në rrjetet sociale të ministrave dhe deputetëve të PS-së lavdet që i thuren Ramës për Konferencën e Donatorëve mund të krahasohen vetëm me ato të “Zërit të Popullit” për qëndrimin e Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë.

Ekspertë të pavarur të ekonomisë shtojnë se shifra e kredive është rreth 800 milionë euro nga 1.1 miliardë euro. Pra kjo do të thotë se këto lekë që u servirën si dhuratë, në fakt do të kthehen qindarkë më qindarkë, bile duke shtuar interesat kreditore, sipas marrëveshjeve përkatëse. Në të gjitha rastet, barra e pagesës nuk do të bjerë mbi qeverinë “Rama” dhe as qeverinë që do të vijë më pas, por mbi taksat e qytetarëve shqiptarë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Pasi kaloi dehja e ditës së parë nga Konferenca e Donatorëve ku Shqipërisë iu dhanë 1.15 miliardë euro për rindërtimin e zonave të tërmetit është koha të bëjmë pak llogaritë. Entuziazmin e ligjshëm për suksesin e madh të qeverisë “Rama” e zbehu dje vet ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Në një intervistë për “Neës 24”, Ahmetaj tha se realisht vetëm 300 milionë euro janë donacione (dhuratë), pjesa tjetër 750 milionë janë kredi. Ekspertë të pavarur të ekonomisë shtojnë se shifra e kredive është pak më e madhe, pra rreth 800 milionë euro. Gjë që do të thotë se këto lekë që u serviren si dhuratë, në fakt do të kthehen pas jo vetëm qindarkë me qindarkë, por edhe duke shtuar interesat kreditore, sipas marrëveshjeve përkatëse. Në të gjitha rastet, barra e pagesës nuk do të bjerë mbi qeverinë “Rama” dhe as qeverinë që do të vijë më pas, por nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Që nga dita e hënë kur u dha lajmi i madh për Konferencën e Donatorëve gjithë vëmendja ka qenë te suksesi personal i Edi Ramës. Në rrjetet sociale të ministrave dhe deputetëve të PS-së, lavdet që i thuren Ramës për Konferencën e Donatorëve mund të krahasohen vetëm me ato të “Zërit të Popullit” për qëndrimin e Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive në Moskë.

Swiss Digital

Titujt dhe shkrimet e mediave pro qeverisë “Rama” të kujtonin shpesh qëndrimet e kohës së diktaturës, kur flitej për “Fanarin Ndriçues” dhe “çarjen e bllokadës ekonomike të qeverisë popullore”. Madje, marketingu politik i qeverisë shkoi edhe më tej duke e bërë fakt të kryer se 1.15 miliardët janë garancia e Edi Ramës për mandatin e tretë. Që Edi Rama ka kontributin e tij për Konferencën e Donatorëve nuk ia heq njeri meritën, por para se ti ngremë bustin e shpëtimtarit kryeministrit është mirë të bëjmë pak llogaritë. Ndryshe nga propaganda qeveritare, shifrat nuk të lënë të gabosh dhe as të fluturosh me miliarda. 800 milionë euro kredi janë 800 milionë euro boxh, fajde, hua me interes apo si të duan le t’a quajnë Rilindasit, por dhuratë nuk janë. Sigurisht që çdo vend që dha ndihma dhe kredi duhet falënderuar për kontributin dhe mbi të gjitha mesazhin që dhanë ndaj popullit shqiptar. Pa këto ndihma banorët e prekur nga tërmeti do të ishin vërtetë të pashpresë. Por teksa duhet vlerësuar kontributi i çdo shteti dhe organizata ndërkombëtare, abuzimi i qeverisë me suksesin imagjinar sikur këto lekë u dhanë personalisht për Edi Ramën duket si një tallje ndaj shqiptarëve. Vetë kryeministri dhe të tjerë pas tij cilësuan shifrën 1.15 miliardë edhe si një besim të ndërkombëtarëve ndaj reformave dhe programit të qeverisë “Rama”! Nëse është vërtetë kështu, si ka mundësi që për herë të parë donatorët dhe kredidhënësit vendosën si kusht që të jenë ata që do kontrollojnë mënyrën sesi do përdorën paratë. Kjo nuk duket shenjë besimi. Përkundrazi, duket sikur nami i keq i vjedhjes së fondeve të huaja në Shqipëri ka arritur në çdo cep të globit. Zakonisht, kur ndërkombëtarët japin dhuratë nuk kërkojnë edhe ngritjen e institucioneve të reja që do kontrollojnë se çfarë po bëhet me lekët e dhuratës. Kjo nuk është shenjë besimi, por dëshmi që ndërkombëtarë nuk kanë asnjë garanci se qeveria “Rama” do t’i përdor siç duhet lekët që ju dhanë donacione dhe kredi. Sa për mandatin e tretë të 1.15 miliardë dollarëve është naive ta marrësh në konsideratë. Me kreditë e fundit, Edi Rama ka rritur borxhin publik dhe bashkë me borxhet e tjera që i ka lënë buxhetit të shtetit barra e pagesës do të bjerë mbi gjithë qytetarët. Gjë që do të thotë, më shumë taksa dhe më shumë detyrime për të mbushur arkën e shtetit. Kur një qeveri rrit borxh dhe e quan këtë të vetmin sukses për ta votuar, kjo është një arsye për ta larguar sa më parë, pa llogaritur mëkatet e tjera edhe më të rënda që ka sot Rilindja.

Në fakt Kryeministri nuk po flet personalisht si sukses i tij, se e di mekanizmin e kredisë, por ka nxjerrë lakenjtë e tij në PS dhe media duke brohoritur për këtë “suksës” të shefit të qeverisë./M.Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 11 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.