Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:01 SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar Anija historike SS United States u fundos të mërkurën në brigjet e Destin, Florida, pasi qarku Okaloosa e bleu për 1 milion dollarë. Anija…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bozdo: Qeveria ka dështuar me sektorin energjetik për shkak të korrupsionit

Politikë E shtunë, 21 Dhjetor 2019 12:24
Bozdo: Qeveria ka dështuar me sektorin energjetik për shkak të korrupsionit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë për mediat ku akuzon qeverinë se ka ka dështuar me sektorin energjetik për shkak të korrupsionit duke iu referuar një institucioni ndërkombëtar. Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo tha se Shqipëria është klasifikuar prej Sekretariatit të Energjisë në Vjenësi i vetmi vend në rajon, që ka hedhur hapa prapa në këtë sektor strategjik, që prek jetën e çdo shqiptari për një arsye të vetme sipas tij, ‘Edi Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar.’

Ai theksoi se për shkak të menaxhimit të keq, që në thelb ka vjedhjen dhe korrupsionin, sot OSHEE është në pamundësi të mbledhë borxhin e saj ndaj të tretëve. Në tetor të këtij viti, borxhi shkoi 590 milionë euro, shumë më e lartë se koha kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Nga ana tjetër ai deklaroi se Partia Demokratike është e vendosur dhe ka planin për të kapërcyer këtë krizë të thellë, të reformojë thellësisht sektorin duke synuar mbi të gjitha liberalizimin dhe transparencën e tregut të energjisë.

DEKLARATA E PLOTË
Sekretariati i Energjisë në Vjenë, institucioni me i rëndësishëm evropian për politikat energjetike, konfirmoi dështimin e qeverisë së Edi Ramës më sektorin energjetik.

Shqipëria është klasifikuar prej Sekretariatit si i vetmi vend në rajon, që ka hedhur hapa prapa në këtë sektor strategjik, që prek jetën e çdo shqiptari për një arsye të vetme – Edi Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar.

Zvarritja e reformave energjetike apo ndryshimi i tyre sipas interesave financiare të klaneve në qeverinë e Edi Ramës, performanca e keqe e OSHEE-së, pavarësisht çmimit të rritur të energjisë, janë dy nga treguesit kryesorë të dështimit për shkak të korrupsionit.

Kjo është arsyeja pse Ministrja Përgjegjëse Belinda Balluku u përpoq t’ua mbyllte gojën mediave më një seancë të zhvilluar thuajse në terr informativ për një nga shtyllat thelbësore të ekonomisë së vendit, sektorin energjetik.

Kreu i Sekretarit të Energjisë në Vjenë konfirmoi përkeqësimi në 4 drejtime:
1. Shqipëria nuk ka bërë progres përsa i përket reformës në sektorin e energjisë elektrike. “Reformat e këtij viti janë vetëm në letër”- theksoi ai;
2. Reformat strukturore te sektorit duhet të përshpejtohen. Ngecja e tyre po dëmton liberalizimin e sektorit si kusht i nevojshëm për shëndoshjen financiare të tij.
3. Ka vonesa të mëdha të ndarjes së OSHEE në tre kompanitë e veçanta sipas Direktivave të BE-së dhe angazhimeve të marra nga qeveria shqiptare për liberalizimin e tregut. Kjo reformë mbi të gjitha do të jetë në dobi të konsumatorit familjar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

4. Shqipëria po vuan mungesën e investitorëve të huaj në energjinë e rinovueshme. Kjo për shkak të politikave qeveritare, klimës së keqe për të bërë biznes dhe mungesës së sigurisë ligjore për kompanitë e huaja në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë raport Shqipëria vlerësohet me ecuri shumë të ulët, me vetëm 50% të pikëve të mundshme. Ky rezultat është edhe më i ulët se viti i kaluar.
Qëndrimi i Sekretariatit është gjithashtu kritik kundrejt performacës së OSHEE. “Humbjet në sistemin e shpërndarjes janë të larta dhe kjo gjë po rrezikon financat e OSHEE. Kështu nuk mund të vazhdohet më”, – deklaroi Kopac.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Gjendja e vështirë financiare e OSHEE tashmë nuk është më sekret.
Mjaftoi vetëm një vit thatësirë për të nxjerrë zbuluar keqmenaxhimin financiar të kompanisë. Vetë kompania pohon se është në vështirësi të mëdha likuiditeti.

OSHEE deklaron se është e paaftë të paguajë detyrimet e saj, duke rrëzuar propagandën disa vjeçare të Edi Ramës mbi performancën e OSHEE-së dhe fitimet që ka realizuar ajo.

Për shkak të menaxhimit të keq, që në thelb ka vjedhjen dhe korrupsionin, sot OSHEE është në pamundësi të mbledhë borxhin e saj ndaj të tretëve. Në tetor të këtij viti, borxhi shkoi 590 milionë euro, shumë më e lartë se koha kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Një muaj më parë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se “Shqipëria ka nevojë për reforma të thella në sektor sepse sektori është i prekur periodikisht nga humbjet financiare, nga detyrimet e ndërsjellta të ndërmarrjeve dhe entiteteve shtetërore, nga qeverisja e dobët koorporative dhe reforma gjysmake…”

Partia Demokratike është e vendosur dhe ka planin për të kapërcyer këtë krizë të thellë, të reformojë thellësisht sektorin duke synuar mbi të gjitha liberalizimin dhe transparencën e tregut të energjisë.

Kompanitë publike të sektorit do t’i nënshtrohen auditimit të thellë dhe abuzuesit me paratë publike do të përgjigjen përpara drejtësisë.

Reformat tona synojnë, mbi të gjitha, përmirësimin e cilësisë së furnizimit, duke ulur ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe bizneset prodhuese.

Etiketat e lidhura

Eno BozdoPartia Demokratike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Tani

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 59 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 1 ore

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.