Braçe kërkon zgjedhje: Pushteti nuk ka më vlerë
Deputeti socialist Erjon Braçe shprehet se palët nuk duhet të humbasin me kohë me negociata. Në një koment në Facebook, ai shkruan se propozimi i fundit i PD-së u rrëza nga SHBA dhe BE ndaj dhe takimi Rama-Basha nuk do të prodhojë asgjë.
Braçe shton se reforma duhet të kalojë në Kuvend për të kuptuar kush është “pro” dhe “kundër”. Për PS-në ky votim mund të nënkuptojë dhe humbjen e pushtetit. Por Braçë thtoë se “pushteti para vendit nuk ka kuptim, as vlerë”.
Komenti i Braçes në Facebook:
“Tek VOTA sa me pare!!
Degjova kryeministrin Edi Rama, lexova pergjigjen e kryeministrit hije Lylzim Basha, lexova deklaraten e ambasadorit te SHBA Donald Lu, degjova edhe nje here kryeministrin Edi Rama;
Kuptova; propozimi i ri i pd apo kunderpropozimi i lylzim bashes, eshte i papranueshem per shba e be!
Por Lylzim Basha i thote Rames propozimin tim e ke mbi tavoline.
Ambasadori Lu, pasi thote se propozimi mbi tavoline eshte i papranueshem, i kerkon Rames e Bashes te takohen e te mos ndahen pa gjetur zgjidhje.
Po mire, si behet kjo? Mbi cilin propozim? Te Bashes? Jooo, ai vdiq-e vrau SHBA dhe BE. Te Nuland? Ate se pranon Basha. Po Rama ku hyn ketu?
Ndaj ju them qe ska kuptim. Te VOTOHET tani, nominalisht dhe publikisht;
Te kuptoj gjithsecili ne kete vend kush eshte pro e kush eshte kunder.
Dua ta them; Pushteti para vendit nuk ka kuptim, as vlere. Propozimi i Bashes na shpeton pushtetin, por jo vendin. Vendi do te vuaje nga padrejtesia perseri. Vetem se kete here do te digjet edhe nje brez tjeter, e ardhmja e tij”.
KOHA JONË SONDAZH

