Braçe: Pse nuk çoni Sadriun në Kushtetuese? Ka marrë para më shumë se Kokëdhima

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe kërkon nga Partia Demokratike që të çojë akuzat për deputetin Sadri Abazi në Gjykatën Kushtetuese. Braçe shprehet se, sipas akuzave të PD-së, Abazi ka marrë më shumë para nga buxheti i shtetit sesa Koço Kokëdhima, të cili ju hoq mandati për 900 lekë.

Braçe shprehet se kreu i PD-së, si jurist duhet të jap sqarime publike për këtë çështje.

Postimi i Erion Braçes në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam dy jave qe degjoj PD dhe Lylzim Bashen te thote: Sadri Abazi ka marre nga parate publike 12 miliard leke; ja ka dhene Edi Rama!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani meqe Lylzim Basha eshte jurist ne formim sic thote Turi dhe Jari, kam nje pyetje per te:

Perse nuk e con sadri abazin ne gjykaten kushtetuese per ti hequr mandatin e deputetit?

Ka shkelur ligjin qe e ndalon deputetin te perfitoje para publike. Fjala bie, sipas atij arsyetimit te gjykates Kushtetuese, deputetit Kokedhima, i nderprene mandatin per 900 leke.

12 miliardet e Sadriut jane vertete shume fare.

V.O; Nuk dua pergjigje nga Turi por nga Lyli si jurist”,- shkruan Braçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?